Msh: Sot arrijnë 20 mijë vaksina Astra Zeneka

15.06.2021 10:15

Në vend vazhdon procesi i vaksinimit anti kovid...

Në vend vazhdon procesi i vaksinimit anti kovid, por edhe furnizimi me sasi të reja vaksinash.

Dje arriti një dërgesë prej 12.870 doza të vaksinave “Pfizer”, të cilat siç informon Ministria e Shëndetësisë, janë dërgesë e rregullt, nga të cilat 8.190 doza janë nga marrëveshja dypalëshe me prodhuesin “Pfizer”, kurse 4.680 në kuadër të programit “Team Europe”. Ndërsa Gjatë ditës së sotme pritet të arrijnë 20.000 vaksina AstraZeneka donacion nga Greqia.