Bruksel, Zaev takoi presidentin bullgar, Radev
Në përfundim të Samitit të NATO-s në Bruksel...

Në përfundim të Samitit të NATO-s në Bruksel, kryeministrit Zoran Zaev ka takuar një dit më parë presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
Perspektiva për arritje të një hapi real në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka qenë në fokusin e takimit Zaev-Radev.
Në takim është diskutuar edhe vizita e kryeministrit Zaev në Sofje, që është parashikuar për këtë javë.
Siç thuhet në kumtesën e Qeverisë, presidenti bullgar Radev e nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme dhe principiele për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, si dhe pritjen e Bullgarisë për dialog politik aktiv dhe të menjëhershëm nëpër të cilat do të zgjidhen çështjet e hapura në marrëdhëniet e ndërsjella.
“Rumen Radev dhe Zoran Zaev e theksuan shenjën pozitive në marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve, që shefat e shteteve të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut e arritën me vizitën e tyre të përbashkët në maj në Romë dhe Vatikan, që t’u japin respekt vëllezërve Shën Cirili e Metodi”.
Në takim, siç citohet, është theksuar vullneti i përbashkët për arritje të rezultateve të qëndrueshme në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, për plotësimin e pritjeve të qytetarëve në të dy vendet.
Në takim kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryetari për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, si dhe ministri bullgar i Mbrojtjes, Gjeorgji Panajotov.
