Kosovë, Osmani shpall zgjedhjet lokale për 17 tetor
15.06.2021 11:58
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani....

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 17 tetor 2021 për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë.
“Presidentja ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në një njoftim nga Presidenca.
Shpallja e datës së zgjedhjeve pason konsultimet që ka zhvilluar presidentja Osmani me përfaqësuesit e partive politike në fillim të muajit qershor.
Një dit më pare presidentja Osmani ka shkarkuar tanimë ish kryetaren e KQZ-së Valdete Dakën dhe në këtë pozitë e ka emëruar Kreshnik Radoniqin, gjykatës në Departamentin special të Gjykatës së Apelit.
