Botë
Samiti i NATO-s, prezantohet axhenda 2030, Rusia e Kina kërcënim
15.06.2021 13:11
Në përfundim të samitit të NATO-s , krerët e 30 shteteve anëtare u darkorduan se Kina dhe politikat e saj...

Në përfundim të samitit të NATO-s , krerët e 30 shteteve anëtare u darkorduan se Kina dhe politikat e saj ndërkombëtare përbëjnë sfida sistematike për aleancën, ndërsa për raportet me Rusinë, sekretari i pergjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se ishin në pikën më të ulët në disa kohë.
“Të gjithë liderët u dakorduan se në një epokë gare globale, Europa dhe Amerika Veriore duhet të qëndrojë e bashkuar në NATO, për të mbrojtur vlerat dhe interesat tona. Veçanërisht kur regjimet autoritare si Kina dhe Rusia sfidojnë rregullat në hapësirën e rendit kombëtar. Mardhënia jonë me Rusinë është në pikat më të ulta që nga Lufta e Ftohtë. Aksionet agresive të Moskës janë kërcënim për sigurinë tonë. Ne jemi të përkushtuar të mbajnë lart nivelin e sigurisë në një kohë që jemi të gatshëm të bisedojmë. Diskutuam edhe rreh Kinës e cila po zgjeron me shpejtësi arsenalin nuklear me më shumë koka bërthamore dhe shëprndarjene sistemeve të sofistikuara.”, tha Jens Stoltenberg, sekretar i pergjithshëm i NATO-s.
Në pjesëmarrjen e tij të parë në NATO, si president i SHBA-së, Joe Biden siguroi aleatët se epoka e pasigurive, nën udhëheqjen e paraardhësit të tij ishte tanimë pjesë e së shkuarës.
“NATO qëndron e bashkuar. Kështu jemi përballur me çdo kërcënim tjetër në të kaluarën. Sinqerisht mund të them se Amerika është kthyer. Diskutuam edhe për aktet ruse të agresionit që përbëjnë kërcënim për NATO-n dhe sigurinë tonë kolektive. Nuk duam konflikt me Rusinë por do përgjigjemi nëse Rusia vazhdon aktivitetet e dëmshme.”, tha Joe Biden, president i SHBA-së.
Por presidenti rus, i kundërpëgjigjet akuzave duke vlerësuar se NATO është relikte e Luftës së Ftohtë.
“Sa i përket NATO-s, e kam thënë shumë herë. Është një relikte e Luftës së ftohtë. Është dicka që lindi në epokën e Luftës së Ftohtë. Nuk e kam të qartë përse vazhdon të ekzistojë. Kishte periudha kur është diskutuar se ky organizëm duhet të ndryshojë. Kjo tashmë ëhtë harruar.”, tha Vladimir Putin, president i Rusisë.
Ndërkohë, në reagimin e parë ndaj agjendës 2030, Kina ka akuzuar NATO-n për shpifje ndaj zhvillimit të saj paqësor. Epilogu i një jave të ngjeshur diplomatike do jetë megjithatë të mërkurën kur presidenti amerikan do të takohet me presidentin rus. Pritshmëritë nuk janë shumë të larta por shpresohet që të paktën mes Rusisë dhe SHBA-së, të rivendoset një marrëdhënie e qëndrueshme dhe e parashikueshme. Një prej takimeve më të rëndësishme në kuadër të samitit ishte ai mes presidentit Biden dhe udheheqësit turk Rexhep Taip Erdogan.
GAZMEND REXHEPI
