Maqedoni

Mungon intersimi për Sh.M profesionale, Sh.M “8 shtatori”, ofron bursa për nxënësit

15.06.2021 14:11

Shkollat e mesme profesionale, në ditën e dytë të regjistrimit sërisht ishin të zbrazëta....

Shkollat e mesme profesionale, në ditën e dytë të regjistrimit sërisht ishin të zbrazëta. TVM 2 qëndroi në shkollat e mesme “8 shatori” dhe “Vllado Tasevski”, ku edhe pse ofrohen drejtime atraktive dhe arsimimim dual, interesimi për t’u regjistruar është i dobët. Instalues i linjave gypore, i nxemjes, drejtim i makinerisë dhe matalurgjisë janë disa nga drejtimet atraktive në Sh. M “8 Shtatori” që ka edhe bashkëpunimi me 24 kompani për punësim të menjëhershëm. Motivim shtesë për nxënësit këtë vit janë bursat nga MASH dhe kompanitë për nxënësit e drejtimit katërvjeçar. 
 
“Ministria e Arsimit financon me bursë në vlerë prej 3500 denarësh, po këto kompmani janë të intersuar që përveç bursës prej Ministrisë do të kenë bursa edhe prej komanive dhe do të ketë bursë më të lartë prej 5000 deri më 6000 denarë.”, tha Fitim Axhami, ndihmësdrejtor në Sh.M “8 shatori”. 
 
“Shkolla posedon me makina jo supermoderne për të realizuar mësimin praktik, por pjesa e zanateve i kanë të gjitha paisjet që janë në përdorim në kompani të ndryshme.”, tha Safet Ademi, profesor.
 
Sh.M “Vllado Tasevski”: Drejtime deficitare, punësim i  menjëhershëm
 
Teknik për transport dhe shpedicion, elektronika dhe telekomunikimi, janë drejtime deficitare dhe të kërkuara  në tregun e punës që mësohen në shkollën e mesme  “Vllado Tasevski”. edhe kjo shkollë garanton punësim të menjëhershëm pas shkollimit.
 
“Punësimet në Hekurudhat e Maqedonisë, në Postën kyresore te operatorët VIP, T Mobil edhe shumë organizata tjera, që kanë shumë përparësi dhe intersim në vendin tonë.”, tha Xhihane Alidemi, profesoreshë.
 
“Nxënësit kanë pesë dhjetë ose pesëmbëdhejtë ditë gjatë pushimeve verore dhe do të mund ta kryejnë praktikën në disa kompani si Posta, apo kompani në drejtimet e elektroteknikës.”, tha Muzafer Alimi, profesor.
 
Rezultatet e regjistrimit do të shpallen të enjten, ndërsa afati i Dytë I regjistrimit do të mbahet më 23,24 dhe 30 qershor. 
 
FLUTURA LATIFI