Maqedoni

“Organizatorët e 27 prillit”, fjalët përmbyllëse të prokurorisë, më 1 korrik

15.06.2021 14:45

Në gjykimin për “Organizatorët e 27 prillit”, u prezantuan provat e fundit materiale nga mbrojtja e të akuzuarit Mile Janakievski....

Në gjykimin për “Organizatorët e 27 prillit”, u prezantuan provat e fundit materiale nga mbrojtja e të akuzuarit Mile Janakievski. Këshilli Penal, vendosi që në seancën tjetër, më 1 korrik, Prokuroria të fillojë me fjalët përmbyllëse. Fjalët përfundimtare për mbrojtjen janë caktuar për më 6 dhe 12 korrik. 
 
Vendimet për “27 prillin”, Kacarska: Vendosa bazuar në prova dhe fakte
 
Duke komentuar kritikat e VMRO-DPMNE-së se u zgjodh në krye të Kushtetueses, për shkak të dënimeve me burg të  shqiptuara për ngjarjet e 27 Prillit kryetarja e re Gjykatës Kushtetues, Dobrilla Kacaraska thotë se nuk egziston politikan që mund t’i  lajmërohet në telefon dhe t’i tregoj se çfarë vendimi të marr, për çështje të caktuar. Akuzat e opozitës nuk e prekin sepse janë të pavërteta por përkujton se edhe ajo ka familje dhe akuzat prekën nënën dhe vajzën e saj.
 
“Përderisa me ndërshmëri e kryej punën time, mundet të flasë kush çfarë të dojë. Nuk mund të themi se janë  mbrojtës të Kushtetutës, njerëzit që hynë në Parlament, në Shtëpinë Legjislative, për të vendosur një pajisje shpërthyese, për të rrahur deputetë, gazetarë, policë dhe nga ana tjetër për të parë se si një anëtar i policisë shtrihet në kolltuk dhe si përshëndetet dhe përqafohet me të maskuarit ose të dëgjosh një person të maskuar i hipur mbi tavolin duke thënë "Gjuaj, ti e ke pastër në shënjestër Zaevin.", tha Dobrila Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese.
 
Kacarska thotë se vendimin e kanë marrë në bazë të fakteve që kanë pasur para vetes. Thekson se sipas saj, ishte gabim që seancat gjyqësore të 27 prillit nuk u transmetuan drejtpërdrejt për publikun për të parë regjistrimet nga të cilat ishin neveritur të gjithë pjemarrësit në sallë. 
 
SANIJE DURAKU