Maqedoni

Bonusi prej 5% për punëtorët shëndetësorë, VMRO-DPMNE: Në vend të rritjes së pagave, bonus

15.06.2021 15:03

VMRO-DPMNE ka kritikuar LSDM-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë...

VMRO-DPMNE ka kritikuar LSDM-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë se nuk mbajtën premtimet për rritjen e pagave të punonjësve shëndetësor. VMRO-DPMNE thotë se të gjithë punonjësit shëndetësor, në vend që ta marin pagën me rritjet e premtuara, marrën bonus prej 5 % nga ana e MSH e sipas opozitës, ky është një mashtrim klasik. 
 
“Për një mjek specialist, ata premtuan një pagë bazë prej 100 mijë denarë. Për mjekët që punojnë në qendrat COVID, ata premtuan një shtesë infektive. Për specializantët, ata premtuan pagesë të kujdestarive dhe punësime. Premtimi ishte që nga marsi paga do të rritet me 5% dhe nuk do të jetë vetëm bonus një mujor. Kjo është edhe një tjetër lojë me stafin shëndetësor. A thua vallë mjekët tanë e merituan këtë falënderim. A ju kujtohet çfarë thatë Ministër kur mbaroi vala e tretë më COVID-19? Ju premtuat rritje të pagave të të gjithë punonjësve të kujdesit shëndetësor me 5%, e kjo doli të jetë bonus një mujor.”, tha Igor Nikollov nga VMRO-DPMNE.
 
LSDM: Opozita manipulon, pagat janë rritur, bonusi plus
 
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi nga partia në Pushtet ku sipas të cilëve, VMRO-DPMNE-ja në pa mundësi për t’i përgënjeshtruar të gjitha rritjet e pagave në shëndetësi, tani del dhe tregon gënjeshtra.
 
“Është e dhimshme që një mjek si Igor Nikollov i cili, gjatë qeverisë së LSDM-së dhe Ministrit Venko Filipçe, personalisht i ndjeu përfitimet në shëndetësi të gënjejë dhe manipulojë. Paga bazë e mjekëve specialistë është rritur me 40%, e infermierëve midis 20% dhe 23%, e mjekëve të përgjithshëm me 25% dhe e bashkëpunëtorëve shëndetësorë me 15%. Në kohën e VMRO-DPMNE-së, specializantët privat kishin të ardhura mujore prej 0 denarë. Tani ata marrin 30,000 denarë në muaj, dhe nga qershori atyre u paguhet edhe sigurimi shëndetësor dhe shërbim gjatë natës. Ndërsa nga muaji mars të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor, qofshin personel mjekësor apo jo-mjekësor, marrin plus 5% rritje.”, thonë nga LSDM.
 
Këto reagime erdhëm pasi punonjësit shëndetësor pranuan pagat e tyre me bonus prej 5% I cili u është dhënë vetëm këtë muaj.  
 
FITIM KRYEZIU