Maqedoni
Zgjedhja e Gjykatësve Kushtetues, Kacarska: S'lejoj përzierje të politikanve
15.06.2021 15:16
Kryetarja e re e gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, pret që 3 gjykatësit e propozuar...

Kryetarja e re e gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, pret që 3 gjykatësit e propozuar, të jenë profesionist, teksa bëri me dije se nuk do të lejojë as një politikan që të përzihet në vendimet e gjykatës. Tha se gjykata mund të funksionojë edhe me 5 gjykatës por gjatë votimit mund të paraqitet problem.
“Unë mund vetëm një të garantoj: Nuk egziston politikan që mua muan të më lajmpërohet dhe të më thot se si unë të vendosi për ndonjë lëndë. Cilët gjykatës do t’i zgjedhin politikanët për atë mund të bisedoni me përfaqësues të partive politike. Shpresoj dhe dëshiroj që të zgjidhen profesionistë, të denjë, të cilëve nuk do të ju jetë me rëndësi se kush e ka dorëzuar iniciativën.”, tha Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese.
Margarita Caca Nikollovska bëri thirrje shtetit që sa është e mundur më shpejtë të mbarojë procedurën e zgjedhjes së gjykatësve kushtetues. Sqaroi se praktika e gjykatës evropiane për të drejta të njeriut parasheh që gjykatës të ri të zgjidhen akoma pa u mbaruar mandati atyre aktual.
“Shteti nuk guxon atë ta lejojë. Unë pajtohem me kryetaren se gjykata mund të funksionoje,por nuk është ideja që 9 gjykatës të mos jenë present dhe që të gjithë të votojnë për ndonjë vendim. Çështja e demokracisë, publikut, mbrojtjen e sundimit të së drejtës duhet të zhvillohet në mënyrë si është paramenduar sipas standarteve dhe të gjithe 9 të japin mendimin e tyre.”, tha Margarita Caca Nkollovska nga instituti për të drejta të njeriut.
Transparenca në Gjykatën Kushtetuese, Kacarska: Premtoj transparencë maksimale
Gjatë konferencës "Transparenca edhe bashkëpunimi i Gjykatës Kushtetuese me gazetarët dhe organizatat joqeveritare", Kacarska pranoi se viteve të fundit gjykata kushtetuese ka qenë maksimalisht e mbyllur për gazetarët, por ky problem nuk do të jetë më.
“Unë u befasova kur dëgjova se gazetarëve iu është e ndaluar të hynë me celularë në gjykatë. Tani ky problem menjëherë është zgjidhur dhe nga seanca e radhës mund të hyni brenda me celularët tuaj. Pra, ju them se dua të hap gjykatën makimalisht dhe këtu nuk do të ketë as një problem.”, tha Kacarska.
Ish gjykatësja Kushteuese Gzime Starova,jo transparencën e Gjykatës Kushtetuese ndaj gazetarëve e vërteton me faktin që gjykata onferencën e fundit për media e ka mbajtur para rreth 10 viteve. Thotë se gazetaria duhet të ushqehet me të dhëna, andaj u duhet dhënë përgjigjigje pyetjeve të tyre.
“Në këtë periudhë, prej kur unë nuk jam aty për katër vite ,në Gjykatën Kushtetuese nuk është mbajtur konkrencë për media. Atëherë prej ku do të kërkoni përgjigje dhe informacione, nëse nuk ka kush të bëjë brifing me gazetarët, pas çdo séance siç ishte më herët kur erdha unë në Gjykatën Kushtetuese.”, tha Gëzime Starova, ish Gjykatëse Kushtetuese.
Starova përkujtoi se konferencat për media Rregullorja i parasheh më së paku dy herë në vit, por që nga viti 2012 apo 2013 Kushtetuesja nuk ka mbajtur asnjë pres për gazetarët.
FLORIJE BELULI KAMBERI
