Po shfrytëzohen mjetet për përmirësimin e shërbimeve komunale
Nga fondi i projektit për përkrahjen e zonave rurale janë shfrytëzuar gjithsej 26 milionë euro, ndërsa janë realizuar gjithsej 66 projekte në 34 komuna....

Fondi i përgjithshëm arrin në 56 milionë euro, por në realizim e sipër janë edhe disa projekte nëpër komuna, bën të ditur ministri i Financave, Zoran Stavrevski.
“Me këtë projekt mbështetet zhvillimi i barabartë rajonal dhe zhvillimi i zonave rurale, përkatësisht do të orientohet për krijimin e kushteve më kualitative të jetës të zonave më pak të zhvilluara rurale. Kjo është edhe prioritet i politikave qeveritare, përkatësisht krijimi i kushteve më të mira infrastrukturore dhe kushteve tjera për zhvillim ekonomik të zonave rurale”- deklaroi ministri i Financave, Zoran Stavrevski.
Projekti përputhet edhe me prioritetet e qeverisë edhe me agjendën evropiane për zhvillim të barabartë rajonal.
“Ardhmërinë e Maqedonisë e shohim si pjesë të Bashkimit Evropian, prandaj do të dëshironim të kontribuojmë për arritjen e këtij qëllimi nëpërmjet të gjitha aktiviteteve që i realizojmë në vend. Mjetet prej 15. 5 milionë eurosh, si financim shtesë për përmirësimin e projektit që është në rrjedhë e sipër për përmirësimin e shërbimeve komunale, është projekti i parë i financuar së bashku me Komisionin Evropian dhe Bankën Botërore”- tha një përfaqësues i BE-së.
“Me këtë përmbyllet cikli në të cilin janë paraparë 67 milionë euro të paraparë në IPA fondet aktuale për Maqedoninë në pjesën për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale”- theksoi zëvendëskryeministri, Fatmir Besimi.
Në disponim të komunave për të përfituar nga këto mjete kanë ngelur edhe rreth një milionë e gjysmë euro të pashfrytëzuara, u tha me këtë rast. Ndërsa me grandin e ri të BE-së, komunat rurale do të mund të marrin nga 240 mijë euro, ndërsa ato urbane 120 mijë euro. (Gyltene Sinani, TVM2)