Botë

Në Bruksel u mbajt takimi i parë Kurti-Vuçiq, Kurti propozon marrveshje të paqes

15.06.2021 15:41

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka realizuar në Bruksel takimin e parë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq....

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka realizuar në Bruksel takimin e parë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Takimi u realizua me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Borrell dhe emisarin e të tij Lajçak. Pas takimit Kurti bëri të ditur se me këtë rast ka paraqitur qëndrimin kritik për procesin dhe marrëveshjet e deritanishme, ndërsa ka shprehur gadishmëri për dialog konstruktiv për njohje të ndërsjelltë. 
 
“Përderisa pala tjetër fliste për ide të vjetra ne dham katër propozime të reja. Propozimi I parë ishte që ta avancojmë marrveshjen CEFTA në Ballkanin perëndimor në Marrveshje SEFTA sipas modelit të shteteve si Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda që kanë me BE-në. Propozimi i dytë i yni ishte që një dit pas samitit të NATO-s u dhanë porosi shum të qarta dhe unanime që Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Dhe në këtë mënyrë do ti kontribuojmë paqes dhe sigurisë në Ballkan.”, tha Albin Kurti Kryeminsitër i Kosovës.
 
Kurti ka kërkuar që sa i përket çështjes së të pagjeturve, të largohet nga pozita që ka dhe të marret në pyetje kreu i delegacionit serb, Veljko Odalloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte udhheqës policorë i qarkut të Kosovës, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me Zoran Angjelkoviq. Propozim i katërt i Kurtit ka qenë që pas njohjes së ndërsjelltë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet të ket reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave, përkatësisht serbët në Kosovë të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi. Tre propozimet e fundit janë refuzuar nga delegacioni serb, ndërsa propozimi i parë ka mbetur të analizohet.
 
Vuçiq:  Kurti refuzon të flasë për asociacionin
 
Presidenti serb Vuçiq nga këndvështrimi i tij ka vlerësuar se Kurti ka refuzuar kategorikisht që të diskutojë për të ashtuquajturin asociacion të komunave serbe dhe marrveshjet e nënshkruara deri më tani.
 
“Ata nuk dëshirojnë fare të bisedojnë për asociacionin e komunave serbe. E dyta ata kanë dashur urgjentisht dhe menjëherë ta dëgjojnë se kur do ta njohim Kosovën e pavarur. Dhe e treat e quajnë incident atë që sebët dëshirojnë të marrin pjesë në liturgji në kishata e tyre, pasi toka për ato kisha është dhënë në kohën e udhëheqjes së Sllobodan Millosheviqit.”, tha Aleksandar Vuçiq. President i Serbisë.
    
Lajçak:  Me rëndësi që takimi ka ndodhur
 
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se takimi Kurti-Vuçiq nuk ka qenë i lehtë, mirëpo është e rëndësishme që ka ndodhur. 
 
“Të dy liderët kanë pasur deklarata të sinqerta rreth asaj se çfarë duan palët nga dialogu. Për Bashkimin Evropian është e rëndësishme që të dy liderët konfirmuan se nuk ka rrugë tjetër përveç normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.”, tha Mirosllav Lajçak, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun,
 
Lajçak theksoi se blloku evropian, bashkë me popullin e Kosovës dhe Serbisë, kanë pritshmëri të larta nga të dy liderët, që të tejkalojnë trashëgiminë e së kalurës dhe ta shtyjnë Kosovën dhe Serbinë drejt të ardhmes evropiane. E vetmja për çka është rënë dakord në takimin Kurti-Vuçiq është mbajtja e takimit të rradhës para 25 korrikut. 
 
GYLTENE SINANI