Maqedoni
Projekti i BE-së, “Europa Kreative”, 4.5 milion euro mbështetje, për 79 projekte
15.06.2021 15:56
Përfundoi projekti “Europa kreative - Prespektiva e Ballkanit Perëndimor, I organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Zyra e BE-së në vend....

Përfundoi projekti “Europa kreative - Prespektiva e Ballkanit Perëndimor, I organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Zyra e BE-së në vend. Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian, David Gir, njoftuan për fillimin e programit të ri Evropa Kreative 2021-2027.
"Gjatë këtij cikli u mbështetën 79 projekte të organizatave joqeveritare, shtëpi botuese, institucioneve kombëtare dhe lokale në fushën e kulturës, kurse mbështetja e BE-së për këto organizata nga vendi, është 4.5 milion euro.”, tha Irena Stefoska, ministre e kulturës.
“Programi Evropa-Kreative në një farë mënyre është një formë e konsoliduar e mbështetjes së BE-së për këto industri. Në periudhën 2014 – 2020 përmes këtij programi janë ndarë mbi 13.000 grante, dhe e kanë shfrytëzuar 41 vende. Janë bashkëfinancuar gati 16.500 projekte kulturore për bashkëpunim me Evropën.”, tha David Gir, ambasadori i Bashkimit Evropian në RMV.
Ogranizata të shumta kulturore panë përfiitimet nga ky program dhe pritet që numri I projekteve gjatë 6 viteve të ardhësme të jetë më i madh. Aktivitet që i mbulon ky program, janë muzika, arkitektura, botimet, trashëgimia kulturore dhe shumë fusha të tjera.
SEDAT SELIMI
