Bashkëpunim mes kompanive të ndërtimtarisë nga rajoni
Kompanitë nga sfera e ndërtimtarisë të Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës kanë marrë iniciative për t’u bashkuar në konzorciume, me qëllim që të kenë përparësi më të mëdha në konkurrimin e tenderëve ndërkombëtarë.....

Shoqata atyre do t’u ndihmojë më lehtë të marrin garancione bankare, të sigurojnë makineri dhe të kenë në dispozicion numër më të madh të të punësuarve, me çka do t’u mundësohet rritje e aktiviteteve ndërtimore në tregjet e Alzhirit, Iranit, Libisë dhe vendet e lindjes së afërt.
“Ne jemi kompani të vogla që të konkurrojmë vetë në këto tregje dhe për këtë arsye bashkimi është i domosdoshëm, në të kundërtën, aktivitetet në sferën e ndërtimtarisë për këto kompani vazhdimisht do të zvogëlohen”- deklaroi Nikolla Velkovski nga Bashkësia e Ndërtimtarisë në Odën Ekonomike.
“Është planifikuar që bartësi i punëve në këto tregje, që duhet të punohen, të jetë kompani e cila ka referenca në këto tregje, ndërsa kompanitë tjera do të inkuadrohen në kryerjen e punëve, si sigurimin e makinerisë, garancisë bankare dhe të të punësuarve”- tha Marija Petrovska nga Bashkësia e Ndërtimtarisë në Oden Ekonomike.
Prioritet i konzorciumeve rajonale do të jetë ndërtimi i objekteve të infrastrukturës, si rrugëve, hekurudhave dhe urave. Analizat tregojnë se në rajon nuk ekziston kompani e cila punëson 10 deri në 12 mijë punëtorë.
Maksimumi i të punësuarve është 2 mijë persona. Në Maqedoni, në këtë moment në dispozicion ka rreth 40 mijë punëtorë të ndërtimtarisë, në Kroaci ka 50 mijë, ndërsa në Serbi 60 mijë, që është dyfish më pak se vitin e kaluar, kur kishte 115 mijë punëtorë të ndërtimtarisë. (Besim Abdullai, TVM2)