Maqedoni
MSHIA: Nxisim investimet në sektorin e IT-së
15.06.2021 18:11
Tatimi mbi të ardhurat personale për industrinë e IT-së do të ulet në 0% deri në vitin 2023....

Tatimi mbi të ardhurat personale për industrinë e IT-së do të ulet në 0% deri në vitin 2023. Ky është një nga prioritetet e programit Qeveritar thotë nga Ministria e Administratës dhe Shoqërisë Informaktike.
“Industria e IT-së është sektori me rritjen më të shpejtë në ekonominë e vendit dhe luan rol të rëndësishëm në ekonomi si ofrues i vendeve të punës dhe gjenerator i eksportit. Qëllimi i Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratës dhe Qeverisë së RMV-së është që të krijojnë lehtësira dhe të stimulojnë investime të reja në sektorin e IT-së. Një nga këto stimulues është edhe ulja e tatimit mbi të ardhurat personale për industrinë e IT-së. Kjo përkthehet në të ardhura më të larta për të punësuarit në këtë sektor”, thuhet në njoftimin e MIOA-s.
