USHT, shënon “Ditën botërore kundër Sidës”

01.12.2014 18:47

Me rastin e “Ditës botërore të Sidës”, Grupi Shkencor i Parlamentit Studentor të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tetovës ka organizuar një sërë aktivitetesh, me qëllim që të sensibilizojë mbarë opinionin në Maqedoni për pasojat që vijnë nga kjo sëmundje......

Ata, gjatë ditës së sot u kanë shpërndarë qytetarëve broshura, në të cilat ka pasur informacione rreth kësaj sëmundje, si dhe kanë realizuar një fotografi me simbol fjongon e kuqe.

Studentet, Ruhide Azemi dhe Arijana Xhambazi, thanë për TVM2 se aktivitete për shënimin e “Ditës botërore të zemrës” do të ketë edhe gjatë ditës së nesërme, ku do të mbahet një ligjëratë kushtuar Sidës, më pas do të zhvillohet debat publik dhe do të jepet një kino-film.

Kryetari i Grupit Shkencor të Parlamentit Studentor të USHT-së, Albert Maqellara, theksoi se studentët janë angazhuar në maksimum që t’i japin jehonë të madhe kësaj dite, duke shtuar se ata kanë realizuar edhe një anketë se sa janë të informuar qytetarët me sëmundjen e Sidës.

Studentët thonë se “Ditës botërore të Sidës” i është kushtuar rëndësi e veçantë, pasi sipas të dhënave të fundit, këtë vit në Maqedoni nga virusi HIV janë regjistruar 39 raste të reja. (Miftari Emini, TVM2)