Dukshëm zbuten masat anticovid
Pas një kohe të gjatë, Maqedonia e Veriut....

Pas një kohe të gjatë, Maqedonia e Veriut është pa orë policore në tërë teritorin e vendit, një vendim të cilin qeveria tashmë e ka publikuar edhe në Gazetën Zyrtare.
Me vendimin e fundit te Qeverise, objektet hotelerike nuk kanë kufizime të orarit, ndërkohë që vendimi qeveritar lejon edhe mbajtjen e dasmave, koncerteve dhe ahengjeve të ndryshme, të cilët në ambiente të hapura mund të mbushin 50 për qind të kapacitetit.
Megjithatë, një ndalesë mbetet dhe vlen për shërbim të ushqimit në ambiente të mbyllura të objekteve.
Gjatë orarit të punës lejohet vetëm pjesa e hapur- tarracat e objektit hotelierik, përveç shërbimi i pijeve brenda kazinove dhe klubeve me aparate të fatit, thuhet në vendimin e qeverisë.
