Përfundon afati për fitimin e vauçerëve

16.06.2021 11:02

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar të gjithë qytetarët....

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar të gjithë qytetarët e vendit se sot përfundon thirrja publike për lëshimin e një vërtetim-vauçerë për përdorimin e fondeve për pushime të organizuara të punëtorëve me të ardhura të ulëta, të ardhurat mujore në familje qe nuk e kalon shumën neto prej 30.000 denarë.

Thirrja publike është shpallur më 8 qershor dhe afati i fundit i aplikimit është 30 qershor. Deri më tani janë dorëzuar më shumë se 2.600 aplikime në Ministrinë e Ekonomisë.