Shkelet armëpushimi në Lindjen e Mesme, Izraeli bombardon Gazën pas balonave të zjarrit

16.06.2021 11:33

Shkelet armëpushimi në Lindjen e Mesme. Izraeli ka bombarduar militantët e Hamasit në Gaza....

Shkelet armëpushimi në Lindjen e Mesme. Izraeli ka bombarduar militantët e Hamasit në Gaza, si kundërpërgjigje ndaj lëshimit të balonave të zjarrit nga territori palestinez.
 
Disa balona u lëshuan nga territori palestinez drejt Izraelit gjatë së martës duke shkaktuar disa vatra zjarri. Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në qytetin e Gazës në orët e para të së mërkurës. Ky është përshkallëzimi më i rëndë që prej 11 ditëve luftim mes dy palëve që përfunduan me një armëpushim më 21 maj. Tensionet e fundit vijnë pas marshimit të nacionalistëve hebrenj në Jerusalemin Lindor, që u pasua më kërcënime nga Hamas. Nga incidentet e fundit nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.