Çmenduri në ndeshjen Francë-Gjermani, protestuesi zbret me parashutë në fushë, disa të plagosur

16.06.2021 13:09

Disa njerëz janë dërguar në spital....

Disa njerëz janë dërguar në spital për të marrë trajtim për dëmtimet e shkaktuara nga një protestues i cili parashutoi në Allianz Arena pas fitores së Francës ndaj Gjermanisë. Parashutisti u ngatërrua te telat që mbanin një kamerë dhe ra fushë me shpejtësi.

UEFA tha se “autoritetet e ligjit do të ndërmarrin veprimet e nevojshme”, duke e quajtur një veprim “të pamatur dhe të rrezikshëm”.

“Ky akt i pakonsiderueshëm, i cili mund të kishte pasoja shumë të rënda për një numër të madh të njerëzve të pranishëm, shkaktoi dëmtime të disa njerëzve që morën pjesë në lojë, të cilët tani janë në spital dhe autoritetet e ligjit do të marrin masat e nevojshme. Përgatitja e ndeshjes për fat të mirë nuk u ndikua nga një veprim i tillë i pamatur dhe i rrezikshëm, por megjithatë disa njerëz u plagosën“, thuhet në një deklaratë të UEFA-s.

Franca fitoi ndeshjen 1-0, pas autogolit të Mats Hummels në pjesën e parë.