Botë
Kanali i Suezit vazhdon të mbajë të bllokuar miliona dollarë produkte, të shumë kompanive evropiane
16.06.2021 13:15
Anija gjigande “Ever Given” nuk po e mban më bllokuar kanalin e Suezit, por kriza që krijoi duket larg përfundimit....

Anija gjigande “Ever Given” nuk po e mban më bllokuar kanalin e Suezit, por kriza që krijoi duket larg përfundimit.
Kompanitë janë të detyruara të durojnë një betejë të zgjatur ligjore me shpresën e rikuperimit të mallrave me vlerë qindra miliona dollarë që kanë mbetur në anijen e konfiskuar prej muajsh.
Një gjykatë egjiptiane konfiskoi Ever Given dhe kontejnerët e saj të ngarkesave, pasi autoriteti i Kanalit të Suez paraqiti një kërkesë fillestare kompensimi prej 916 milion dollarësh kundër pronarit të anijes japoneze, Shoei Kisen Kaisha për dëmet dhe humbjet e shkaktuara kur anija u përplas në një pjesë të ngushtë të kanalit, duke shkaktuar bllokimin e trafikut.
