Maqedoni
Udhëtimet jashtë vendit, BE heq kufizimet për RMV-në, Shqipërinë e 6 shtete
16.06.2021 14:14
Anëtaret e Bashkimit Europian, u dakorduan të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga 8 shtete...

Anëtaret e Bashkimit Europian, u dakorduan të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga 8 shtete përfshirë 3 shtete ballkanike, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Serbinë.Përveç tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, në listë janë edhe Shtetet e Bashkuara, Hong Kongu, Makao, Arabia Saudite dhe Tajvani. Pavarësisht vendimit, ndonjë nga shtetet anëtare mund të vazhdojë të kërkojë test negativ për Covid 19 ose një periudhë karantine, kështu që është mirë të informoheni para se të planifikoni udhëtimin tuaj.
Shtet i sigurt quhet ai që regjistron maksimum 75 raste pozitive për 100,000 banorë, në 14 ditët e fundit e vendi ynë jo vetëm që e ka arritur këtë kuotë, por më në fund po shijojmë edhe ditët e para pa orë policore. Në muajin maj, Këshilli i BE-së hoqi zyrtarisht kufizimet në udhëtimet jothelbësore për shtetasit e vendeve të treta, ku bëjnë pjesë edhe vendet e Ballkanit Perendimor, të cilët janë vaksinuar me të dyja dozat e kërkuara të vaksinës anti Covid.
Pasaportat me afat të skaduar, MPB: Do të vlejnë deri në fund të vitit
Ministria për Punë të Brendshme informon ndërkohë se pasaportat e qytetarëve, afati i të cilave skadoi pas 31 korrikut, do të vazhdojnë të vlejnë deri më 31 dhjetor 2021. Ndryshimet ligjore synojnë t’iu vijnë në ndihmë qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, të cilët për shkak të pandemisë, iu janë vështirësuar kushtet për të ardhur në vend për të marrë pasaporta të reja.
GAZMEND REXHEPI
