Gjendja në kopshtet e fëmijëve stabile, Shahpanska: Shqyrtojmë heqjen e protokolleve
Gjendja me pandeminë në kopshtet...

Gjendja me pandeminë në kopshtet dhe cerdhet e fëmijëve është stabile thotë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.
Gjatë periudhës së kaluar është vërejtur vetëm një rast i ri pozitiv nga të punësuarit, ndërsa fëmijë pozitivë, të përkujdesur në kopshte, nuk ka . Nëse gjendja edhe më tej vazhdon të mbetet njësoj, nuk përjashtohet mundësia për rritjen e kapacitetit të kopshteve .
“Me kujdes shkojmë në tërë këtë proces, pasi bëhet fjalë për më të rinjtë dhe do të bëjmë vlerësim se kur mund t’i hapim grupet tërësisht, si gjatë periudhës së kaluar. Shkojmë me kudjes dhe në pajtim me gjendjen epidemiologjike dhe mendimin e personave kompetentë profesional në Komisionin për sëmundje infektive, do të shihet nëse dhe kur do të hapen tërësisht” – tha Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpanska.

Kopsht i ri në Shuto Orizare, kushte bashkëkohore për 306 fëmijë
Shahpanska vizitoi kopshtin e ri të fëmijëve në Shuto Orizarë, që do të përkujdeset për 306 femijë .
“Është një projekt i ndërtuar me standartet më bashkëkohore europiane dhe botërore, një kopësht me efikasistet energjetik , e vetmja që do të ketë kulm të gjelbert dhe do të mundësojë aktivite në të hapur për femijët të cilët do të qëndrojnë këtu” – u shpreh Shahpanska.
Edhe kryeministri Zaev përmendi standardet e larta të ndërtimit të këtij kopshti që ndër të tjera siguron edhe mundësi të barabarta për fëmijët me aftësi të kufizuara. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
