Botë
Holanda jep dritën jeshile për Shqipërinë
16.06.2021 14:56
Holanda i ka dhënë dritën jeshile Shqipërisë për mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare Shqipëri-BE...

Holanda i ka dhënë dritën jeshile Shqipërisë për mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Këtë lajm e ka shpërndarë kreu i qeverisë, Edi Rama në një postim në rrjetet sociale. Ndër të tjera kryeministri ripërsërit mendimin e tij se negociatat do të zhbllokoheshin sapo të mbaronin zgjedhjet.
“Lajm tjetër i mirë. Parlamenti holandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim. Jua kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua. Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se s’ka kohë për pushim”, shkruan Rama.
Më herët, Komisioni Parlamentar për Çështjet e Jashtme në Holandë vendosi pro mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së
