Papa, dënon terrorizmin në emër të Islamit

01.12.2014 18:51

Papa Françesku, dënoni ashpër terrorizmin që kryhet në emër të Islamit.....

Të njëjtin mesazh Papa ia përcolli edhe presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan dhe udhëheqësve të lartë fetar në Turqi, gjatë vizitës treditore atje.

Papa tha se dënimi i pjesëtarëve të grupeve të ndryshme, që luftojnë në emër të Islamit, do të ndihmonte për të hedhur poshtë paragjykimin e atyre njerëzve në Perëndim, që vënë shenjën e barazimit mes terroristëve dhe fenë e ngrisin mbi baza kuranore.

"Për sa i përket islamofobisë, kur njerëzit shohin këto akte terroriste, jo vetëm në këtë rajon, por edhe në Afrikë, reagimi është: “nëse Islami është i tillë, kjo më indinjon”. Kjo fyen shumë myslimanë, të cilët thonë:  “po ne nuk jemi të tillë, sepse Kurani është një libër i paqes. Është libër profetik i paqes. Terrorizmi nuk është Islami”, theksoi Papa.