Testet PCR s’e dedektojnë llojin indian, VMRO-DPMNE: Filipçe të sigurojë reagensë të rinj
VMRO-DPMNE akuzon ministrin e shëndetësisë....

VMRO-DPMNE akuzon ministrin e shëndetësisë se jo vetëm që i la qytetarët pa vaksina, e detyroi të gjejnë zgjidhje kush si të mundet në shtete e tjera, por as që e vë ujin në zjarr të sigurojnë reagensë që do të dedektonin edhe llojin Indian të ashtuquajtur “Delta “ të covid 19, pasi testet aktuale PCR, nuk kanë kapacitet dedektimi për këtë lloj .
Nga VMRO thonë se është koha qe Filipce të mendojë më pak për provizionet, e më shumë për shëndetin e qytetarëve.
“Me një përqindje kaq të ulët të vaksinuarve për momentin, është fakt se vështirë që do të arrijmë imunitet kolektiv së shpejti.Me këtë përqindje të vogël të vaksinuarve një valë e katërt e virusit është e pashmangshme. Por përse Venko Filipçe dhe Zoran Zaev brengosen se si do të parandalojnë valën e katërt, kur ata munden të kënaqen. pyesim Ministrin e shëndetësisë, nëse ai ka një plan se si eventualisht do të ballafaqohet me valën e 4-të dhe a e ka ndërmend të siguroj teste PCR të cilat do e detektojn llojin e ri të virusit përshkak se ekzistuesit nuk janë të përshtatshëm për të zbuluar ekzistencën e mundshme të një lloji të ri të virusit. Filipçe të fillojë më në fund punën, të harrojë proviizonet dhe të kujdeset për shëndetin e qytetarëve” – tha Marija Andonovska nga VMRO-DPMNE.
