“Covid 19”, asnjë viktimë, 15 raste të reja, 14 të shëruar
Vazhdon trendi i ulet i shifrave te covid 19...

Vazhdon trendi i ulet i shifrave te covid 19 në vend. Edhe nw 24 orwt e fudnit fatmirsisht nuk është regjistruar asnjë i vdekur si pasojë e virusit korona.
Ndërkaq, nga 2.802 teste të kryera janë regjistruar 15 raste të reja të të prekurve nga Kovid-19, prej të cilëve 5 nga Kërçova, 4 raste nga Shkupi, 3 në Tetovë, dhe nga një rast është regjistruar në Prilep, Ohër dhe Dellçevë.
Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se numri i personave të shëruar është 14, prej te cileve 11 në Shkup dhe nga 1 në Kumanovë, Gostivar dhe Kërçovë. Deri më tani në vend janë bërë 841.125 testime.
Numri i pergjithshem i te diagnostifikuarve me covid 19 nga fillimi i pandemisë ne vend është 155.583, ndërsa numri i personave qe kanë humbur jeten është 5.472. Aktualisht në vend ka 421 raste aktive me covid 19.
Vaksinimi po zhvillohet pa ndërprerë në të gjitha pikat në vend. Deri më tani janë aplikuar gjithsej 458.131 doza të vaksinave, 195.048 qytetarë kane marrë dy doza të vaksinave. Vetëm gjatë të martës janë vaksinuar gjithsej 5.611 qytetarë.
Bazuar në të dhënat e fundit, 48% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, kurse 42% e popullsisë mbi moshën 65 kanë marrë një dozë.
Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 452.093 qytetarë. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)
