Maqedoni

Rasti “Alfa”, Shipka: Ekspertiza e re, dëshmon pafajsinë

16.06.2021 15:55

Ekspertiza e re e realizuar nga familjarët e të dënuarve në rastin "Alfa" në Qendrën për Forenzikë dhe Analizë në Serbi...

Ekspertiza e re e realizuar nga familjarët e të dënuarve në rastin "Alfa" në Qendrën për Forenzikë dhe Analizë në Serbi, tregon se të dënuarit me burg të përjetshëm për vrasjen e vitint 2008, janë të pafajshëm.  Ekspertiza e re e videoi inçzimit nga oborri i fakultetit matematiko natyror në Shkup, është kryer me motoda më të reja bashkëkohore dhe tregon pamje të qarta me detaje të cilat më herët kanë qenë të cilësisë së dobët. Drejtori i kësaj Qendre Nenad Shipka thekson se gjatë procedures paraprake, janë bërë lëshime dhe shkelje ligjore. 
 
“Vërtetoj me përgjegjësi se Agim Islami nuk duket askund në incizim, përkatësisht Agim Islami nuk ka gjuajtur me breshëri plumbash në veturën “Mazda 323F” e cila është gjetur në parkingun e Fakultetit Matematiko-Natyror. Në aktvendim gabimisht është konstatuar numri i personave prezent. Aty thuhet se kanë marrë pjesë 5 persona që kanë gjuajtur me breshëri plumbash, ndërsa në analizën e kuadrit kemi konstatuar njëzëri se janë katër persona. Dy personat po mbajnë dënim me burg të përjetshëm për veprën në të cilën gjykata nuk ka pasur asnjë dëshmi se ata janë aktorët e veprës, përkatësisht që të dy janë dënuar për veprën që nuk e kanë kryer.”, tha Nenad Shipka, drejtor i Qendrës për Forenzikë dhe Analizë- Serbi
 
Rasti “Alfa”, mbrojtja kërkon rigjykim me eksperizën e re 
 
Kërkesa e mbrojtjes për përsëritje të procedurës gjyqësore dhe mbrojtje në liri për të dënuarit, bashkë  më me videon e re është dorëzuar në Gjykatën penale, prej ku në afat më të shpejtë presin përgjigje nga këshilli Penal.
 
“Tanimë e kemi analizën gati e cila është dorëzuar në shtojcë të propozimit për përsëritjen e procedurës. Presim që gjykata shumë shpejt të sjell një vendim të drejtë të lejoj përsëritjen e procedurës dhe të lejoj dy të gjykuarit që të mbrohen në liri dhe pastaj në një procedurë të drejtë dhe të paanshme do të dëshmojmë se të dy të dënuarit janë të pafajshëm.”, tha Artene Iseini, avokate mbrojtëse.
 
“Përveç asaj që Agimi nuk merr pjesë fare në vend ngjarje për të cilën akuzohet, gjendja faktike nuk është e njejta dhe nuk është dëshmuar asnjëherë as për Rexhailin as për një tjetër, kontake mes vete nuk kanë pasur të akuzuarit. Është koha të zgjidhet rasti dhe të vendoset në mënyrë të drejtë.”, Ramiz Dauti, familjar i të dënuarve.
 
Për këtë rast  mbrojtja edhe më herët ka parashtruar kërkesë për përsëritje të gjykimit dhe është kërkuar pastrim të videoinçzimit apo ekspertizë tjetër, por deri më tani nuk kanë marrë as një përgjigje nga institucionet e vendit. Heshtja e tillë, i ka detyruar familjarët që ekspertizën ta realizojnë jashtë vendit.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI