Maqedoni
Taksa ekologjike, LOE: Zgjidhjet ad hok negative, duhen dinamika
16.06.2021 16:08
LIdhja e odave ekonomike kundështon taksën ekologjike prej 3.5 denarë për dizelin dhe benzinën...

LIdhja e odave ekonomike kundështon taksën ekologjike prej 3.5 denarë për dizelin dhe benzinën. Thonë se një taksë mjedisore nuk është ide e keqe, por jo në kohën kur ekonomia ende nuk është rimëkëmbur nga kriza që shkaktoi Covid 19. Bashkë me LOE-n, taksën e kundështojnë edhe transportuesit.
“Si pasojë e krizës ne tashmë kemi një rritje të dukshme të çmimeve, e cila vetëm do të përforcohet me futjen e taksës ekologjike. Taksa ekologjike, e cila ka si funksion dekurajimin e sjelljeve dhe aktiviteteve që kontribuojnë në ndotjen, duhet të ketë përparësi, por aplikimi i saj duhet të ketë disa dinamika. Aplikimi i zgjidhjeve “ad hok”, krijon paparashikueshmëri dhe pasiguri, që ndikon drejtpërdrejt negativisht në uljen e aktivitetit ekonomik.”, thonë nga Lidhja e Odave Ekonomike.
Ankesat e transportuesve, Zev: Nuk do kenë humbje për 3.5 denarë shtesë
Por kryeministri Zaev është i bindur që 3.5 denarët e parashikuar për taksën mjedisore, nuk do të shkaktojnë inflacion.
“Shteti ishte këtu për të paguar kur ishte e vështirë për transportuesit. Definitivisht, 3.5 denarët nuk do të ndikojnë asgjë më shumë, duke pasur parasysh se të gjithë në mënyrë të barabartë dhe të gjithë në mënyrë të posaçme mbajnë një pjesë të detyrimit për Agjendën e Gjelbër dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
Opozita: "Taksa Ekologjike" plaçkit qytetarët
Edhe opozita kundështon vendosjen e taksës ekologjike. Thotë se në kohën kur ndotësi më I madh I ambientit është vetë qeveria, taksa ekologjike është një mjet tjetër shtesë për të plackitur qytetarët
“Deklaratat e Kryeministrit Zoran Zaev se kjo taksë ka për qëllim nxitjen e përdorimit të trotinetëve dhe mjeteve ekologjike janë qesharake. Çfarë duhet të bëjnë transportuesit sipas kreut të Qeverisë dhe ministrit të financave Fatmir Besimi? Të bëjnë transportin e mallrave me trotinet elektrik, apo të investojnë miliona euro për të blerë maune elektrike?”, thonë nga ASH -AAA.
“Ka mbetur vetëm që Zaev të vendosë taksë për gjak, sepse nuk ka asnjë taksë tjetër që ai nuk e ka zbatuar në 4 vitet e fundit. Zaev zbrazi buxhetin përmes tenderëve dhe tani njerëzit do të duhet të pmbudhin vrimat përmes taksave. Dëmi nga rritja e çmimit të karburanteve do të prekë kryesisht fermerët dhe transportuesit, por edhe të gjitha industritë. Një rritje e tillë e çmimit të karburanteve do të nënkuptojë një goditje të mundshme të çmimit të të gjitha produkteve dhe shërbimeve ku krijimi i çmimit përfundimtar varet kryesisht nga lëndët djegëse.”, tha Mile Lefkov, deputet i VMRO DPMNE-së.
Sipas opozitës, vendimi për të shtrenjtuar derivatet e naftës për 3.5% denarë për litër është keqpërdorim i ekologjisë për të mbuluar paaftësinë e Qeverisë. Pyesin se në cilat projekte ekologjike do të dedikohen rreth 100 milionë euro që do të merren nga qytetarët përmes taksës ekologjike.
ZEKIRJA MEXHITI
