Maqedoni
Zaev: Negociohet vetëm për propozimin portugez
16.06.2021 16:48
Nuk negociojmë për identitetin dhe gjuhën, negociojmë për propozimin portugez deklaroi Kryeministri Zoran Zaev...

Nuk negociojmë për identitetin dhe gjuhën, negociojmë për propozimin portugez deklaroi Kryeministri Zoran Zaev, një ditë para vizitës së tij zyrtare në Sofje. Propozimin portugez, ai e vlerësoi si me të vërtetë cilësor për të dyja vendet, një propozim për të cilin ia vlen të bëhen përpjekje.
“Për identitetin maqedonas dhe për gjuhën maqedonase nuk bisedojmë. Bisedojmë për propozimin qw erdhi nga Portugalia si kryesuese e Këshillit të BE-së dhe kujdeset poltësisht për gjuhën dhe identitetin tonë maqedonas, por njëkohësisht kujdeset edhe për qëndrimet e Bullgarisë. Kemi vërtetë propozim cilësor nga kryesia e Portugalisë, për ne dhe Bullgarinë, në dobi të të dyja vendeve. Vlen të bëjmë përpjekje.”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
Osmani takon Llogar: Nëse Portugalia dështon, shpresat te Sllovenia
Se çështja e identiteti dhe gjuhës nuk do të jenë në tavolinën e bisedimeve në Sofje, e konfirmon edhe Ministri I punëve të jashtme Osmani. Ai gjatë takimit me homologun e tij Sllovak në Bratislavë tha se nese propozimi portugez nuk jep rezultat do të punohet edhe më shumë që gjatë kryesimit të Sllovenisë të gjindet zgjidhje për të dyja palët.
“Punojm shumë edhe për Samitin e ardhëshëm të BE-së në Qershor. Edhe pse mbeten shumë pak ditë, sigurisht që ne kemi bashkëpunim bilateral edhe me Bullgarinë dhe bisedojmë për propozimin portugez, por nëse nuk arrim sukses, ne kemi një rrethanë të lumtur në të gjithë këtë kontekst të komplikuar. Kryesuesi i ardhëshëm me BE-në është Sllovenia e që është mik i fortë i Maqedonisë së Veriut.”, tha Bujar Osmani, ministër i punëve të jashtme.
“Në kryesimin e ardhshëm me BE-në do të fokusohemi shumë në Ballkanin Perëndimor do të organizojmë edhe Samit informativ për Ballkanin Perëndimor, ku liderët e vendeve anëtare do të bashkëbisedojn me liderët e shteteve të Ballkanit perëndimor. Shpresojmë se do të gjindet zgjidhe me përfitim reciprok.”, tha Anzhe Llogar, ministër i punëve të jashtme i Sllovenisë.
Në përpjekje për të zhbllokuar integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, kryeministri Zoran Zaev, Zëvendës Kryeministri Nikolla Dimitrov dhe Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, të enjten në Sofje do të takohen me presidentin bullgar , Rumen Radev, kryeministrin, Stefan Janev dhe me përfaqësuesit e partive kryesore politike.
SANIJE DURAKU
