Botë

Gjenevë, takimi historik Biden Putin, dallimet mbeten

16.06.2021 17:15

Realizohet takimi historik në mes të presidentit të SHBA-ve Joe Biden dhe atij rus Vlladimir Putin...

Realizohet takimi historik në mes të presidentit të SHBA-ve Joe Biden dhe atij rus Vlladimir Putin në Gjenevë të Zvricrës,në kohë kur marrëdhëniet në mes dy vendeve janë në një nivel shumë të ulët ndër vite. Para takimit dy shefat këmbyen fjalë shpresdhënëse edhe pse retorika e muajve të fundit flet për një situatë jo edhe të lehtë për të dyja palët.
 
“Dua të falemnderoj për iniciativën e takimit të sotëm. E di qe kishe një rrugë të gjatë dhe shumë punë. Gjithsesi,shumë çështje të cilat përfshijnë diskutime të nivelit të lartë janë akumuluar në realcionet ruso-amerikane. Shpresoj se takimi ynë do të jetë produktiv.”, tha Vlladimir Putin, president i Rusisë.
 
“Faleminderit. Siç kamë thënë, mendoj se çdoherë është më mirë të takohemi tet a tet. Ne përpiqemi ti përkeqësojmë gjërat atje ku kemi interesa të përbashkëta, ku mund të bashkëpunojmë dhe ku nuk vendosim mënyra të parashikueshme dhe racionale. Aty ku nuk pajtohemi. Dy fuqi të mëdha.”, Joe Biden, president i SHBA-ve.
 
Samiti i Gjenevës është pjesë e turneut të parë të Bajden si president I Amerikës, të cilit i parapriu Samiti I Natos në Bruksel dhe G7 në Kornvol. Përzgjedhja e Gjenevës si vend i takimit, ishte shpresdhënës për të vazhduar lidhjet ruso-amerikane dhe përkujton vitin 1985 ku në të njejtin vend u realizua takim në mes të presidentëve Ronald Regan dhe Mihail Gorbaqov.
 
LEONORA KALIQI