Protestuesit u përleshën me policinë në Hong-Kong

01.12.2014 18:52

Pas dy muajve trazira në Hong-Kong, kulmuan përpjekjet e aktivistëve pro-demokracisë për të rrethuar ndërtesat qeveritare, si dhe ndërhyrjen e dhunshme të policisë, që u përpoq t`i frenonte.......

Protestuesit iu kundërpërgjigjën Forcave të Armatosura të Sigurisë me shkopinj gome e gaz lotsjellës.

Situata kishte kohë që vlonte, por mbrëmjen e së shtunës ajo dha shenjat e para të shpërthimit, kur liderët e protestës studentore i kërkuan simpatizantëve të mblidheshin përpara zyrave të shefit të ekzekutivit rajonal, Cy Leung.

Protestat e zgjatura në Hong-Kong u organizuan me thirrjet për një proces plotësisht demokratik në përgatitjet për zgjedhjet e 2017-ës.

Qeveria kineze ka bërë të ditur se do të lejojë të drejtën universale të votës, megjithatë kandidatët në garë për postin e kreut ekzekutiv do të kalojnë më parë në “sitën e saj”, me çka nuk pajtohen protestuesit. (Valbon Bexheti, TVM2)