Maqedoni
Osmani: Jemi gjithnjë transparent, procesi është i komplikuar
16.06.2021 17:51
Ministri i Jashtëm Bujar Osmani përpara Komisionit për Punë të Jashtme në kuvend...

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani përpara Komisionit për Punë të Jashtme në kuvend sërish potencoi se gjuha dhe identiteti maqedonas nuk janë dhe nuk do të jenë pjesë e negociatave me Bullgarinë. Përpara deputetëve Osmani tregoi se ku momentalisht është e fokusuar dikasteri që drejton ai, duke thënë se është shumë transparent dhe i hapur në angazhimet diplomatike, me theks të veçantë në bisedimet me Sofjen zyrtare. Ritheksoi se mungesa e qeverisë politike në fqiun lindor, zbeh shanset për tejkalimin e kontestit dypalësh për kohë të shpejt.
“Çështjet identitare siç është gjuha maqedonase, veçoritë etnike maqedonase, maqedonasit, nuk janë dhe nuk mund të jenë në tavolinë si pjesë e bisedimeve; e dyta, vlerësojmë se propzimi i presidencës portugeze është bazë e mirë për bisedime; e treta, angazhohemi të mbahet seanca e dytë ndërqeveritare mes dy vendeve pas së cilës duhet të miratohet protokol dhe plan aksionar i cili do të shndërohet në udhërrëfyes. Katër, qëllimi është i përbashkët, mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare. Procesi është i komplikuar për shkak të mospasjes së qeverisë politike në Bullgari dhe është pengesë serioze për çka nuk ritim pritshëmritë tek qytetarët.”, tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm.
VMRO-DPMNE: Përse kuvendi nuk informohet çfarë bisedohet
Opozita maqedonase megjithatë këmbëngul se askush nuk ka të drejtë të negociojë për vlerat identitare maqedonase. Kërkuan që të ketë raport më të shpeshtë nga përfaqësuesi special në Sofje, edhe pse siç theksoi deputeti, Prenxhov, Buçkovski nuk është zgjedhur as nga kuvendi as nga qytetarët.
“Duhet të parashtroj pyetje se përse parlamenti nuk është i informuar për atë se çka ndodh në bisedat diplomatike formale dhe joformale mes dy palëve; çfarë oferta janë ofruar nga vendet eBE-së dhe funksionarët? A ekzistojnë çfarëdo lloj limite dhe a do të shkojmë edhe më tutje në dëm të sovranitetit, integritetit, trashëgimisë kulturore dhe dinjitetetit gjuhësor dhe nacional?”, tha Lupço Prenxhov nga VMRO-DPMNE.
Besa: Mirë që ministri hodhi poshtë spekulimet
Edhe partitë shqiptare me të njëjtën kërkesë. Më shumë informacione për bisedimet me qëllim që të inkorporohen të gjitha partitë dhe procesi të jetë më kohezional.
“Është mirë që me prezencën e ministrit këtu duke na referuar për atë çka është bërë dhe çka planifikohen, hidhen poshtë me një fjalë të gjitha spekulimet se ka marrëveshje të fshehta, se dikush po negocion diçka dhe me këtë demantohen të gjitha dhe tregohet se çfarë kapacitete ka ndërmarrë shteti për të mbri qëllimin për të cilën të gjithë presim.”, tha Kastriot Rexhepi nga Lëvizja "Besa".
ASH-AAA: Përkrahje keni, por duam më shumë transparencë
“Nuk ka deputet, parti politike që mendon ndryshe! Atëherë duhet të informohemi, duhet të dimë se ku janë punët, si janë, pse janë problemet?! Edhe raporti zoti minsitër ishte në aspekt që të lëvdëroheni sesa vetkritik? Asnjë minus nga ana e qeverisë. Përkrhajen do ta keni maksimae por kërkojmë transparencë edhe më shumë.”, tha Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët.
Opozita shqiptare thotë se bisedimet me BE-në pos tjerash nuk fillojnë edhe për shkak të ngecjeve në realizimin e reformave.
NERMINE MULAKI FEJZULLAHU
