Maqedoni
Akuza drejtorit të “Llazar Liçenoski”-t, rriti rrogën duke shtuar fiktivisht paralelet
16.06.2021 18:15
Disa profesorë, bashkë me prindërit e nxënësve të shkollës së mesme të artit “Llazar Liçenoski” në Shkup....

Disa profesorë, bashkë me prindërit e nxënësve të shkollës së mesme të artit “Llazar Liçenoski” në Shkup, kërkojnë që Ministria e Arsimit të shkarkojë ushtruesin e detyrës drejtor, Filip Fidanovski të cilin e akuzojnë se në mënyrë të jashtëligjshme ka rritur rrogën në 42 mijë denarë duke shtuar në mëyrë fictive paralelet.
Profesorët protestues akuzojnë drejtorin edhe për mobing. Fidanovski i hedh poshtë akuzat madje paralajmëron dënime për profesorët që lanë mbledhjen e këshillit të mësuesve, për të dalë në protesta kundër tij.
“Shkolla jonë ka 8 paralele dhe gjithmonë aq ka pasur, ndërsa ai i tregoi si 50 duke manipuluar marrëveshjen kolektive për arsimin e mesëm. Sjellja e ushtruesit të detyrës drejtor tashmë ka kaluar çdo sjellje reale. Përveç sjelljes jo njerëzore, jo morale dhe jo kolegjiale ka edhe sjellje inkriminuese. Kërkojmë që ministrja ta shkarkoj menjëherë dhe të emërojë person tjetër për ushtrues detyre.”, tha Dimitar Filipovski, profesor.
“Nuk është korrekte dhe nuk është në rregull kjo që po ndodhë një kohë të gjatë. Kemi shumë presione, nuk kemi mbështetje nga ana e tij, shumë i keqtrajton fëmijët publikisht, para të gjithë profesorëve. Kemi kërkuar shkarkimin e tij, vazhdimisht torturë. Sinqerisht duhet të merret vendim pavarësisht se kush qëndron pas tij.”, u shpreh një prind.
