Maqedoni
Mickoski: Nuk është opsion të heqësh dorë
16.06.2021 20:33
Në kremtimin e 31 vjetorit të partisë që u zhvillua në Ohër, Mickoski theksoi se Maqednia është një dhe e vetme.....

Në kremtimin e 31 vjetorit të partisë që u zhvillua në Ohër, Mickoski theksoi se Maqednia është një dhe e vetme.
"Nuk mjafton t'i buzëqesh Macronit dhe të mendosh se e ke mbaruar punën. Suksesi në politikë shihet në sa probleme ke zgjidhur. E ardhmja është e jona kur populli do të luftojë për atë që na takon neve dhe kur klika e ngushtë e pushtetit do të kuptojë se Maqedonia i përket qytetarëve. 31 vjet parti dhe më duket se pashë gjithçka, nga ajo për të cilën po flas në këto katër vjet sfidash të jashtëzakonshme. Çdo kryetar i VMRO-DPMNE kishte tundimet e tij, por unë pashë gjithçka, dhe ekziston një e vërtetë vërtet e madhe në citatin që "ajo që nuk të vret, të bën më të fortë". Sepse nuk kam mundësi tjetër përveçse të kem sukses, që bashkërisht të kemi sukses në ngritjen e partisë, dhe të shtetit. Të heqësh dorë nuk është opsion, kur qëllimi është i pavlefshëm, dhe kjo është Maqedonia. Dhe motivi është shumë i madh, dhe i justifikuar.", tha Mickoski.
