Zaev u takua me Borisovin në Sofje, në vazhdë takimet e tjera
Sot në Sofje po qëndron kryeministri Zaev....

Sot në Sofje po qëndron kryeministri Zaev, me ministrat Dimitriov e Osmani, në një përpjekje të fundit për debllokimin e procesit integrues para samitit të qershorit.
Kryeminsitri dhe delegacioni qeveritar do të realizojnë takime me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, me kryeministrin Stefan Janev, si dhe me përfaqësues të partive më të mëdha politike në vend.
Zaev, në mëngjes u takua me kreun e partisë GERB Borisov.
“Si një hap drejt ndërtimit të miqësisë dhe besimit, idea e organizimit të një forumi midis të rinjve nga të dy vendet ,për të diskutuar një të ardhme të përbashkët , është e mirëseardhur. Është detyra jonë si udhëheqës politikë , të kërkojmë zgjidhje për të rinjtë dhe të ardhmen e tyre”, - ka deklaruar Zaev.
Edhe Borisov është pajtuar se duhet gjetur zgjidhje që gjeneratat e reja të mos urrehen. Por ish kryeministri bullgar, ai që nënshkroi marrëveshjen për fqinjësi të mirë, porositi homologun maqedonas të mos presë asgjë nga qeveria aktuale bullgare. Ma merr mendja se presidenti Radev do ta lërë që vendimin ta marrë qeveria e radhës ka deklaruar Borisov.
Kryeministri aktual, Stefan Janev, deklaroi një ditë më parë për televizionin kombëtar "BTV" se pozicioni bullgar mbetet i pandryshuar. Këtë e ka të qartë edhe kreu i ekzekutivit të RVM-së , i cili dje tha se nuk pret ndyshim pozicioni në kaq pak kohë , por cdo përpjekje ia vlen.
