Pandemia, BFI: Haxhi nuk mund të kryhet as këtë vit
Bashkësia Fetare Islame ka njoftuar...

Bashkësia Fetare Islame ka njoftuar, se haxhi nuk mund të kryhet as këtë vit. Siç sqarojnë nga BFI, ky vendim vjen pas informacionet që Ministria e Haxhit të Arabisë Saudite ka dërguar tek ata.
“Gjendja e jashtëzakonshme që po vazhdon nga Kovid-19, bën që Arabia Saudite të mos ketë mundësi që t’i hap kufijtë dhe ta mundësojë kryerjen e Haxhit me qëllim sigurinë dhe ruajtjen e shëndetit të besimtarëve. Mbesim me shpresë, që kjo sëmundje të ketë fundin e vet dhe inshallah viteve të ardhshme të vazhdojë kryerja e këtij obligimi fetar”, thuhet në njoftimin e BFI-së.
Arabia Saudite njoftoi ditë më parë se sivjet haxhi do të lejohet vetëm për 60 mijë pelegrinë të vendit, por nuk do të hapë kufijtë e saj për asnjë pelegrin nga jashtë.
