Anketa e IRI-t, ministri më i suksesshëm në Qeveri, Venko Filipçe

17.06.2021 12:37

Edhe përkundër ankesave të opozitës....

Edhe përkundër ankesave të opozitës për mosmenaxhim si duhet të krizës Covid, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, është ministri te i cili qytetarët kanë më shumë besim.

Ai gjendet menjëherë pas kryeministrit Zoran Zaev, që në sondazhin më të ri , të zhvilluar nga Qendra për Hulumtime Anketuese e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) , në pyetjen  se kush janë ministrat më të suksesshëm në Qeverinë aktuale ka marrë 13 % të votave të të anketuarve.

Filipçe gjendet menjëherë pas kryeministrit me 6% besueshmëri. Pas tij vjen Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski me 4%, zv/kryeministri parë dhe ministri për sistem politik, Artan Grubi, ministri i jashtëm, Bujar Osmani dhe zv/kryeministri për eurointegrime, Nikola Dimitrov, kanë të tre nga  3% besueshmëri. Zv/kryeministri për ekonomi, Fatmir Bytyqi,  ministri i financave, Fatmir Besimi dhe ai  i bujqësisë, Arjanit Hoxha , morën   2% të besueshmërisë së të anketuarve.

Pjesa tjetër e kabinetit qeveritar ka marrë notën 1%. Teksa jemi në pra të zjedhjeve lokale, anketa tregoi ndërkohë se më shumë se gjysma e kryetarëve të komunave vlerësohen shumë keq nga qytetarët që do të donin në vend të tyre partitë të dilnin me kandidatë të rinj.

Anketa e IRI është zhvilluar gjatë periudhës 4 mars – 6 prill 2021, e në të  janë anketuar 1222 qytetarë.