Osmani në Antalia takon ministrin e Jashtëm bullgar, Svetllan Stoev

17.06.2021 12:57

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani...

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Svetllan Stoev, në margjinat e takimit të Ministrave për Punë të Jashtme, pjesëmarrës në Procesin për Bashkëpunim me Evropën Juglindore, në Antalia, Turqi.

Në takim bashkëbiseduesit riafirmuan përpjekjet e ndërsjella për të ruajtur në vazhdimësi ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe avancimin e tyre të mëtejmë si kontribut për stabilitet, siguri dhe prosperitet në rajon.

Me kujdes të veçantë u shqyrtuan perspektivat për të hapëruar në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në takim u theksua edhe vullneti i përbashkët për arritjen e rezultateve të qëndrueshme në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të përmbushur pritjet e qytetarëve të të dy vendeve.

Bashkëbiseduesit arritën në përfundim se zgjerimi dhe thellimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve është në interes të përbashkët.

Osmani, sot menjëherë pas mbarimit të takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme, në kuadër të PBEJL, do të niset për në Sofje në takim me kreun shtetëror të Bullgarisë, si pjesë e delegacionit qeveritar të Maqedonisë së Veriut.