Maqedonia e Veriut- Ukraina, transmetim i drejtpërdrejtë në orën 15:00 në TVM 2

17.06.2021 13:02

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, sot ka përballjen e dytë....

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, sot ka përballjen e dytë në Kampionatin e futbollit “Euro 2020”, kundër Ukrainës, një ndeshje që do të mbahet në orën 15:00 me transmetim live në TVM 2.

Përfaqësuesja jonë e nisi kampionatin e saj të parë në histori, me humbjen 3:1 kundër Austrisë. Megjithatë lojtarët thonë  se në këtë ndeshje do të japin maksimumin, sepse nisen nga parimi që cdo ndeshje duhet të luhet sikur të ishte  finale, sidomos kjo ndeshje me Ukrainën.

Sipas tyre, do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por thonë se nuk kanë asgjë për të humbur dhe shpresojnë të marrim rezultat pozitiv.

Ata janë favoritë, por ne do të përpiqemi, thanë lojtarët një ditë para ndeshjes. Për herë të parë sot , përfaqësuesja e RMV-së do të veshë fanellat e reja.

Edhe një kuriozitet për këtë ndeshje, për herë të parë në një kampionat europian, ndeshjen do ta monitorojë gjyqtari argjentinas Fernando Rapalini, që është i pari amerikano jugor që gjykon një ndeshje të një kampionati europian, e i dyti joeuropian madje që i jepet një përgjegjësi e tillë në një ndehsje kampionati për Kontinetin  e Vjetër.