Covid 19, vetëm raste sporadike në RMV

17.06.2021 13:22

Vazhdon trendi në rënie i kurbës epidemiologjike...

Vazhdon trendi në rënie i kurbës epidemiologjike në vendi tonë. Edhe dje ishte një ditë pa asnjë viktimë Covid .

Sipas kritereve të OBSH-së, vendi gjendet në në fazën 1, pra rastet e regjistruara cilësohen si sporadike. Ministria e Shëndetësisë gjithsesi apelon për kujdes, pasi, rastet sporadike , mund të bëhen potencialisht bërthama të infektimeve të reja. Kjo edhe për faktin se ende ka raste të reja dhe raste aktive, megjthëse të ulura ndjeshëm .

Edhe pse vendi ka hequr në tërësi orën policore dhe masat janë zbutur në maksimum, OBSH ende nuk ka deklaruar fundin e pandemisë, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë. E që të deklarohet fundi i pandemisë, nuk udhte të ketë asnjë të infektuar të ri në një periudhë prej 28 ditësh.

Dje në vend u regjistruan 15 raste të reja e 14 të shëruar. Aktualisht RMV ka 421 raste aktive.