Aksioni anti-drogë në Vjenë, sekuestrohen 2000 rënjë marihuanë
Rreth dy mijë bimë kanabis u sekuestruan Vjenë....

Rreth dy mijë bimë kanabis u sekuestruan Vjenë gjatë aksionit të përbashkët mes Policisë së Maqedonisë së Veriut dhe polisicë austriake. Gjatë këtij aksioni janë arrestuar 3 persona të cilat sipas MPB-së janë pjesë e një grupi më të madh ndërkombëtar të krimit të organizuar, i cili operon në disa vende në Evropë”.
Nga MPB theksojnë se droga e sekuestruar është një larmi e veçantë hibride e kanabisit, me përqindje të lartë të substancave psikoaktive, e cila në tregun e paligjshëm të drogës në vendet e BE-së arrin një çmim deri në 10.000 euro për kilogram.
“Në aksion të koordinuar bashkërisht në territorin e Republikës së Austrisë nga nëpunësit e policisë nga Departamenti për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe të rëndë – Njësia për trafikim të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe nga policia federale e krimeve të Austrisë – Departamenti për luftën kundër krimit të organizuar, gjatë muajit maj në afërsi të Vjenës, u zbuluan tre laboratorë të mëdhenj të paligjshëm për prodhimin e drogës. Këto janë laboratorë të pajisur me pajisje të sofistikuara, të vendosura në bodrumin e tre ndërtesave të banimit, ku u sekuestruan më shumë se 2.000 bimë marihuanë” – tha zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjiq Talevska.
Aksioni anti-drogë, zbulohen 100 rrënjë kanabisi në Tetovë
Aksion kundër kultivitmit të lëndëve narkotike kishte edhe në vend. Nëpunësit policor nga SPB-Tetovë, të mërkurën rreth orës 18:00 kanë privuar nga liria A.SH (24), R.K (30) dhe I.T (26) nga Shkupi të cilët u gjetën në zonën midis Tetovës gjegjësisht në Nerasht dhe në Radush të Shkupit, të cilët dyshohen për kultivimin e kanabisit. Në atë lokacion janë zbuluar 100 rrënjë kanabis.(Zekirja Mexhiti, TVM2)
