Hong-Kong, 500 policë në zyrat e gazetës opozitare , arrestohen drejtuesit

17.06.2021 14:29

Drejtuesit e gazetës opozitare “Apple Daily”....

Drejtuesit e gazetës opozitare “Apple Daily” janë arrestuar nga policia e Hong-Kongut.

Gazeta konfirmoi se pesë nga drejtorët e saj, duke përfshirë kryeredaktorin dhe shefin ekzekutiv, ishin arrestuar.

Zyrtarisht, Departamenti i Sigurisë Kombëtare të Policisë së Hong-Kongut tha se pesë drejtorë të një kompanie ishin arrestuar nën dyshimin e bashkëpunimit me një vend të huaj për të rrezikuar sigurinë kombëtare.

Deklarata nuk përmbante asnjë detaj tjetër mbi operacionin. Masa është konsideruar si goditja e fundit ndaj pronarit të gazetës Jimmy Lai, i cili është tashmë i burgosur dhe i janë ngrirë të gjitha asetet ekonomike.

Ai përballet me tri akuza, përfshirë bashkëpunimin me një vend të huaj.