“Covid 19”, asnjë viktimë, 10 raste të reja
Në 24 orët e fundit...

Në 24 orët e fundit në vend nuk është regjistruar asnjë i vdekur nga “Covid 19”, ndërsa janë shëruar 18 pacientë.
Nga 3 mijë e 529 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit 10 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19 dhe atë: Shkup-2, Kumanovë-2, Prilep-2, Gostivar-1, Ohër-1, Kriva Pallankë-1 dhe Kratovë 1 rast.
Në Covid qendrat në vend në 24 orët e kaluara janë hospitalizuar 10 pacient, përderisa gjithsej po trajtohen 90 pacient, prej tyre 26 në spitalet e Shkupit dhe 64 pacient në spitalet e qyteteve tjera të vendit.
Sipas të dhënave nga Ministria e shëndetësisë, në Shkup është pranuar një pacient për derisa në qytetet e tjera 9 pacient.
Aktualisht në vend ka gjithsejt edhe 413 të infektuar me kovid 19, ndrsa në nëntë qytete të vendit nuk ka snjë të infektuar.
Në spitalet e vendit ka 90 pacient, është vaksinuar 10% e popullsisë
Ministria e shëndetësisë njëherit njofton se po vazhdon vaksinimi në të gjitha punktet në vend. Të mërkuren janë vaksinuar 4 mijë e 299 persona, 2036 prej të cilëve kanë pranuar dozen e parë.
Deri tani gjithsej janë dhënë 462 mijë e 415 doza vaksinash, derisa me dy doza janë vaksinaur 197 mijë e 251 qytetarë, apo rreth 10% e popullsisë. Interesim për tu vaksinuar kanë shprehur gjithsejt 453 mijë e 180 qytetarë. (Gyltene Sinani, TVM2)
