Cipras me porosi për Bullgarinë: Gjeni vullnet për kompromis me RMV-në

17.06.2021 15:39

Sa do që të jetë e vështirë, Bullgaria....

Sa do që të jetë e vështirë, Bullgaria duhet të gjej vullnet politik dhe të arrij një kompromis lidhur me kontestin me Maqedonin e Veriut ka porositur ish kryeministri i Greqisë dhe lideri i partis Siriaz, Aleksis Cipras.

Në intervistën për Agjencin MIA, Cipras thotë se Sofja  duhet ti ndihmoj rajonit për të ecur para e jot të na  mbyll në të kaluarën.                   

“Për fat të keq, ne kemi parë tendenca për t'u kthyer në të kaluarën përmes ngrirjes së konferencës ndërqeveritare nga Bullgaria. Unë e kuptoj zhgënjimin e njerëzve të Maqedonisë Veriore. E vetmja gjë që mund të them është se pa marrë parasysh se sa e vështirë është, Bullgaria, mikja jonë duhet të gjejë, siç kemi gjetur ne, vullnetin politik për zgjidhje reciprokisht të pranueshme që na çojnë përpara, në vend që të na mbyllë në të kaluarën”, ka thënë Cipras.

Cipras: Përfitimet e marrëveshjes së Prespës evidente

Tre vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, e cila i dha fund mosmarrëveshjes një dekadëshe Athinë - Shkup, ish-Kryeministri Grek, Cipras  komentoi edhe marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje, duke thënë se shumë gjëra kanë ndryshuar, por ka akoma gjëra për të ndryshuar.

Ai vlerëson se si politikan progresiv duhet të promovojnë zgjidhje edhe nëse ato kanë çmim politik.

“Ndoshta, nëse do të ktheja kohën, do të bëja një përpjekje edhe më të madhe për t'i komunikuar të gjithë popullit grek përfitimet e marrëveshjes, të cilat tani, gjithnjë e më shumë njerëz i njohin, sipas studimit përkatës. Sidoqoftë, Greqia ka ndryshuar, Maqedonia Veriore ka ndryshuar dhe askush nuk mund të na kthejë mbrapsht” - ka thënë Cipras.

Ai ka paralajmëruar se në Forumin e Prespës që do të mbahet pas dy javësht do të shfrytëzoj rastin për të përcjellur porosin se fryma e Prespës i referohet të gjithë rajonit tonë, Evropës dhe shumë më gjerë, për çdo mosmarrëveshje dhe ndryshim rajonal.

Ne duhet të vazhdojmë të theksojmë rëndësinë dhe përfitimet e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve bazuar në të drejtën ndërkombëtare, për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e përbashkët ka potencuar Cipras. (Sanije Duraku, TVM2)