Këshilli për inspektim civil, 35 vërejtje për pr.ligjin e inspektimit të mjedisit

17.06.2021 16:06

Këshilli për Inspektim Civil....

Këshilli për Inspektim Civil si koordinator i fushatës “Kthjellohu” që merret me mjedisin jetësor, ka rreth 35 vërejtje për propozim ligjin e inspektimit të mjedisitë jetësor.

Disa prej problemeve më të mëdha në propozim ligjin e Ministrisë së Ekologjisë, sipas tyre janë se nuk përcaktohen qartë kompetencat e inspektorëve shetërore dhe të atyre lokal dhe mënyrën e koordinimit dhe veprimit të tyre në teren.

Kjo lë dyshime se do të mund të  ketë luftë efikase ndaj ndotësive të mjedisitë jetësor, thonë nga ky këshill.

“Pr/ligji në fjalë nuk ofron mekanizëm të qartë se në të ardhmen do të ketë  konrolla më cilësore të inspektimeve dhe se do të garantohet mbikqyrja më efikase ndaj punës së inspektorëve në terren. Me këto propozime, Inspektorati Shtetëror i Mjedisitë shëndërrohet në një institucion burokratik i cili obligohet të përpilojë vetëm strategji dhe programe, në vend që të jetë edhe institucion efikas operativ për parandalimin e ndotjes së mjedisitë jetësore” – tha Kiril Ristoski – Kic “Kthjellohu”.

Ajo që habit Këshillin për Inspektim Civil  është numri i madh i kontrollave të jashtëzakonshme, në vend të atyre të rregullta që duhen të jenë në vazhdimësi në teren.

Këshilli kërkon nga propozuesi i propozim ligjit, që në tekstin përfundimtar të ligjit ky Këshill zyrtarisht të përfshihet si struktur dhe mekanizëm aktiv që do të bëjë inpskektimin e punës së Inspektoratit, që të sigurojnë  platformën e përbashkët për transparencë për mjedisinë jetësor. (Rexhep Qamili, TVM2)