Rehabilitohet autostrada Kumanovë-Straçin në kuadër të Korridorit 8
Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore të Maqedonisë së Veriut, Ejup Rrustemi...

Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore të Maqedonisë së Veriut, Ejup Rrustemi, së bashku me ministra të Qeverisë së RMV dhe bashkëpunëtorë të tjerë, mbykqyrën punimet në aksin rrugor Kumanovë – Straçin, i cili është pjesë e korridorit 8, që lidhë RMV me Bullgarinë. Ky aks rrugor po rehabilitohet në dy faza.
“Aksi rrugor Kumanovë-Stracin zhvillohet në dy faza. Në fazën e dytë, të financuar nga buxheti i NPRRSH, punimet e rehabilitimit pritet të përfundojnë tërësisht deri në fund të vitit 2021. Në Fazën e parë, e financuar nga IPA 2, pritet punimet të përfundojë tërësisht nga mesi i vitit 2022. Autostrada Kumanovë-Stracin ku po inspektojmë është në një gjatësi totale prej 15.2 km, dhe vlera e ndarë për realizimin e ndërtimit është 4.74 milion euro, të cilat i investojmë për rehabilitimin e këtij aksi rrugor” – tha Drejtori i NPRRSH, Ejup Rustemi.
“Pjesëmarrja e jonë e përbashkët këtu e tregon qasjen serioze të kësaj Qeverie në modernizimin e infrastructures rrugore në tërë vendin. Ndërtiomi dhe modernizimi i korridorit është qëllim ynë krucial strategjik . Rehabilitimi i këtij aksi rrugor i cili finansohet me mjete të siguruara nga granti nga BE vetëm që i dëshmon angazhimet e përbashkëta me partnered tanë evropain për integrim në rajon dhe trasimin e rrugës në Bashkimin Evropian” - deklaroi Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.
Me rehabilitimin dhe modernizimin e korridorit 8 përpos lehtësimit të transportit rrugor për qytetarët këtij regjioni, gjithashtu plotësohen edhe kërkesat e kahmotshme të komunitetit të biznesit për infrastructure moderne rrugore për veprimtari më të suksesshme në bizneset e tyre. (Fatlum Aqifi, TVM2)
