VMRO-DPMNE, Zaev negocion të pranojë deklaratën bullgare

17.06.2021 17:55

Takimi Zaev-Borisov në Sofje....

Takimi Zaev-Borisov në Sofje vërtetoi se kryemisnitri po zhvillon negociata për të pranuar deklaratën e Parlamentit bullgar, vlerësojnë nga VMRO DPMNE.

Nga kjo parti thonë se vetëm përmes bllokadave mund të ndalojnë Zaevin të negocioj vijat e kuqe të vendit siç janë identiteti, gjuha dhe historia.

“Po, u vërtetua se Zoran Zaev është në negociata për deklaratën Bullgare dhe se vetëm presioni i opinionit të brendshëm  dhe vetëm bllokadat që kemi bërë mund të tërheqin  Zoran Zaev nga një tradhti e re nacionale. Apeloj që të mos ndodh një tradhëti e re në të cilën Zoran Zaev do të pranoj gjithçka që politika bullgare kërkon nga maqedonia. Vijat tona të kuqe patjetër duhet të jenë idenditeti maqedonas, gjuha maqedonase dhe hisotria. Është ajo që neve na bënë ndryshe si popull nga të tjerët. Maqedonia nuk është e Zoran Zaevit e as Vice Zaevit, është e të gjithëve” – tha Mile Lefkov nga VMRO DPMNE.

LSDM, VMRO vazhdon të plasojë dezinormata

Nga LSDM u kundëprgjijgen se VMRO vazhdon me përhpajen e dezinformatave dhe dëmtimin e interesave të qytetarëve dhe shtetit.

“E vetmja gjë për të cilën Mickoski dhe VMRO-DPMNE dinë është përhapja e lajmeve të rreme, bllokimi dhe veprimi në dëm të interesave shtetërore. Pikërisht për shkak të qëndrimit të tillë të pasinqertë, të pandershëm dhe të papërgjegjshëm të Mickoski dhe VMRO-DPMNE ndaj qytetarëve, ata rregullisht i dënojnë ata në zgjedhje. Mickoski dhe VMRO-DPMNE do të qëndrojnë në opozitë për një kohë të gjatë” – u shpreh Stefan Vasev nga LSDM.

Nga LSDM shtojnë se VMRO gjithnjë rezulton të jetë partia që punon kundër interesave të shtetit dhe në mbrojtje të krimit. (Zekirja Mexhiti, TVM2)