Rasti “tortura”, nuk u shpall vendimi, do të ketë rihapje të rastit
Në seancën kur priteshte të shpallet aktvendimi....

Në seancën kur priteshte të shpallet aktvendimi për rastin"Tortura" ku ish Shefi i DSK-së Sasho Mijallkov akuzohet se ka porositur torturën ndaj Lube Boshkovskit, trupi gjykues vendosi të rihap lëndën.
Në shpalosjen e këti vendimi gjykatësja Aleksandra Risteska theksoi se nevojitet plotësim i procedurës dhe sqarim në çështje të caktuara, të cilat nuk i ka definuar aktakuza.
Për gjykatësit, nuk është e qartë se cili i akuzuar çfarë veprimi ka ndërmarë.
“Gjatë këshillimit dhe vlerësimit, ky Këshill gjyqësor vlerësoi se është i nevojshëm plotësim i procedurës dhe sqarim i disa çështjeve të caktuara. Për këtë arsye ky Këshill gjyqësor njëzëri vendosi që procedura të rihapet. Egziston pengesë faktike për sjelljen e vendimit nga ana e këti Këshilli gjyqësorë” – tha gjykatësja Aleksandar Ristevska.
Me aktakuzën aktuale mbrojtja thekson se presin aktvendim për lirimin e të akuzuarve si të pafajshëm. Barra e dëshmisë i takon prokurorit publik tha Shvërgovski.
“Duke vlerësuar se faktet nuk janë vërtetuar në mënyrë që pa dyshim të ti mundësontë gjykatës të sjell vendim të drejtë dhe ligjorë vendosi që të rihap procedurën për më 8 dhe 14 korrik…Prokurori publik është bartës I padisë dhe ai duhet të dëshmojë se më çfarë veprime çdonjëri nga të akuzuarit ka kryer veprën për të cilën ngarkohet” – deklaroi avokati mbrojtës Lupço Shvrgovski.
Gjykimi për rastin”Tortura” filloi në mars të vitit 2018, ndërsa tashmë njëherë filloi nga e para në tetor të vitit 2019, për shkak të shkarkimit të një gjykatësi porotë dhe kanë kaluar 90 ditë nga seanca e fundit. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
