Zaev: Problemi është bilateral dhe i zgjidhshëm

17.06.2021 18:20

Problemi është bilateral...

Problemi është bilateral dhe zgjidhjen duhet ta gjejmë këtu, në mënyrë bilaterale nga dy palët. Kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev, i cili po qëndron në Sofje në përpjekje për të debllokuar çeljen e negociatave dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Duke ftuar popullin bullgar dhe liderët e tyre për mbështetje në këtë proces ai u shpreh i bindur se zgjdhje mund të gjindet.

“Biseduam me kryeministrin Janev për thelbin dhe strukturën e zgjidhjes së mundshme të problemit nëpërmjet udhërrëfyesit, bashkpunimit sektorial në të gjitha fushat e mundshme, me afate konkrete dhe institucione përgjegjëse si dhe për intensitetin e punës së komisionit për çështje arsimore dhe historike. Gjithsesi ne e komentuam edhe propozimin portugez. Bullgaria në kuadër të BE-së diskuton për pjesët që i përkasin BE-së,ne duhet të bisedojmë për çështjet bilaterale të cilat vërrtetë nuk janë të pamundshme që të zgjidhen dhe besoj se mund të gjejmë zgjidhje” – tha Kryeministri i vendit, Zoran Zaev.

Janev: Për momentin kemi një dritare të mundësisë

E kryeministri teknik i Bullgarisë, Stefan Janev deklaroi se vendi i tij fuqishëm mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimorë.

“Konstatuam se për momentin kemi një dritare të mundësisë për të punuar në çështje të pazgjidhura nga zbatimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë, miqësisë dhe bashkpunimit nga viti 2017-të. Qëllimi është që të krijojmë atmosferë të volitshme për besim dhe miqësi, dijalog dhe diskutim të hapur që ekspertët tanë të gjejnë zgjidhje ligjore që do të publikohen para opinionit në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari. Udhëheqjet politike të gjejnë zgjidhje që të lëvizim përpara” – theksoi Kryeministri i Bullgarisë, Stefan Janev.

Kryeministri Zoran Zaev, gjatë vizitës së tij në Sofje, paraprakisht u takua me udhëheqjen e partisë GERB dhe kryetarin e saj Bojko Borisov si dhe me kryetaren e Partisë Socialiste Bullgare, Kornelija Ninova. (Naim Ramadani, TVM2)