Shkollat e mesme, përfundoi afati i parë i regjistrimit

17.06.2021 18:27

Afati i parë i regjistrimit në shkolla të mesme përfundoi....

Afati i parë i regjistrimit në shkolla të mesme përfundoi, ndërsa pas orës 16 nxënësit kanë mundur të shohin nëse janë pranuar apo jo në shkollën që e kanë përzgjedhur, përveç drejtimeve ku do të mbahet testim pranues për shkka të numrit të madh të nxënësve. Interesim më të madh edhe këtë vit u tregua  për shkollën e mesme të mjeksisë Pançe Karagjozov, ku sivjet është paraparë të ketë shtatë paralele me mësim në gjuhën shqipe.

Nxënësit që anketuam potencuan se preferojnë këtë shkollë, sepse pas përfundimit të shkollimit punësimi është i menjëhershëm.

“Mendoj se ofrohet punësim i menjëhershëm, se kemi mundësi me shkollë të mesme të punësohemi por edhe ta vazhdojmë fakultetin”.

“Kam zgjedhur drejtimin për teknik të dhëmbëve dhe më pëlqen sepse mund të punësohemi menjëherë, pasi ta përfundojmë shkollimin e mesëm” – thanë dy nxënëse të intervistuara nga TVM2.

Risi për kët vit në paralelet në gjuhën shqipe është drejtijmi gjinekologjik akusherik, ndërsa puna praktike është vendimtare për aftësimin e nxënësve për tu përshatur në tregun e punës.

“Puna praktike në shkollën tonë tradicionalisht zhvillohet në qendrën Klinike dhe në institucionet tjera shëndetësore dhe këtë  vit kemi risi, e njejta  do të realizohet edhe në institucione private. Nxënësit në  vitin e tretë dhe katërt realizojnë  punën  praktike në instutucionet me të cilat kemi bashkëpunim ne si shkollë” – tha Drejtoresha e SH.M, “Pançe Karagjozov”, Maja Saliu.

Edhe pse këtë vit do të ketë  tre paralele në drejtimin infermieri interesimi për këtë drejtim dhe drejtimin e faramcisë vazhdon të jetë i lartë.

“Më së shumti interes ka te drejtimi motër medicinale dhe farmaci këto drejtime çdo vit kërkohen shumë dhe ka mundësi që edhe sivjet të keët provim pranues  poashtu edhe në farmaci nuk përjashtohet kjo mundësi” – u shpreh profesori Mirvan Bakiu.

Testimi kaulifikues do të mbahet më 21 qershorë, në shkollat ku është paraqitur numër më i madh i nxënësve nga sa është paraparë të pranohen me konkurs. (Flutura Latifi, TVM2)