Shqipëri-Kosovë, asnjë viktimë nga “Covid 19”

17.06.2021 18:50

Në Shqipëri dhe Kosovë në 24 orët e fundit...

Në Shqipëri dhe Kosovë në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi korona.

Ministria e Shëndetësisë në Shipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 2.621 testime, prej të cilave 5 persona kanë rezultuar pozitiv.

Aktualisht 9 pacientë po marrin trajtim spitalor, nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 132 janë rastet aktive në të gjithë Shqipërinë.

Në 24 orët e fundit si një Shqipëri ashtu edhe në Kosovë nuk ka asnjë humbje jete. Në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar dhjetë raste të reja me kovid 19 nga 1.848 të testuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 12 pacientë ndërsa raste aktive janë gjithsejt 184 persona.Gjendja me paneminë është stabile edhe në vendet e rajonit dhe ato të BE-së.